AKTUALITET, 3 Maj 2023, 18:01

Shoferi humb kontrollin e kamionit dhe përplaset me bordurat e rrugës, bllokohet qarkullimi i mjeteve në Pogradec

Shoferi humb kontrollin e kamionit dhe përplaset me bordurat e rrugës,

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përplasur me anësoret e rrugës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se shoferi ka marrë lëndime ndërsa është transportuar në spital.

Ndërkaq, dyshimet janë se ka pasur vaj në rrugë. Po ashtu raportosh e si pasojë e aksidentit, është bllokuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.