AKTUALITET, 3 Maj 2023, 19:35

"OSBE e akuzoi Ramën për 200 mln euro të fshehura!”, Berisha: Mua më kontrolloi gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që më akuzuan

"OSBE e akuzoi Ramën për 200 mln euro të

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka vjedhur paratë e shqiptarëve. Nga Përrenjasi, Berisha tha se Rama jeton në saraje me 57 metër gjatësinë e themeleve dhe se OSBE-ja e akuzoi për fshehje të 200 milionë eurove.

“Nuk vijnë sepse i kanë xhepat e mbushur me para të vjedhura. Nuk vijnë sepse nuk i lejon Edi Rama, sepse Edi Rama duhet të dalë me mua po të vijnë ata. Rama duhet të kthejë xhepat. Rama nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metër katror oborrin, jeton në saraje me 57 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme, ndërkohë kishte deklaruar 3900 euro dhe 400 mijë lekë. Nuk del dot sepse u akuzua nga OSBE në 2014 se ka fshehur ofshore 200 mln euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë", deklaroi Berisha.

Ai akuzoi më tej Ramën se u ka dhënë tendera familjarëve të tij. 

"Ai ka familjarë, unë kam familjarë dhe po të vijë ai këtu para jush unë nga kjo librari dixhitale unë nxjerr qindra tendera të familjarëve të tij, të baxhanakut Armando Fangut, të thjeshtrës, të kushërinjve etj. Nuk nxjerr dot asnjë dokument, Sali Berishën e kontrolloi gjithë bota dhe gjeti turpin e atyre që e akuzuan, nuk gjeti asgjë. Nuk del dot. Ndaj dhe ndryshimi në 14 është nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë”, tha Berisha.