AKTUALITET, 3 Maj 2023, 17:01

Dita Botërore për Lirinë e Shtypit, Begaj: Asnjë punonjës i medias s’duhet të ndihet i shantazhuar

Dita Botërore për Lirinë e Shtypit, Begaj: Asnjë

Në Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi sot një takim me një grup gazetarësh të rinj.

Gjatë bashkëbisedimit me ta Begaj tha se asnjë punonjës i medias nuk duhet të ndihet i shantazhuar.

“Media në një shoqëri demokratike formon opinionin publik, ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e saktë të shoqërisë, në misionin e saj për të shprehur të vërtetat në mënyrë të paanshme e transparente. Bashkëbisedimi i frytshëm mbi realitetin mediatik, lirinë e shtypit, censurën dhe vetëcensurën, organizimet e munguara sindikale të punonjësve të medias japin shpresë se me gazetarë të lirë e profesionistë do të kemi një media më cilësore”, u shpreh presidenti.