AKTUALITET, 3 Maj 2023, 16:44

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, shoku i Ervis Martinajt, GJKKO merr vendimin për Ilir Selmanin e Elvis Gacajn

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, shoku i Ervis Martinajt, GJKKO merr

Gjykata e Posaçme, GJKKO ka dhënë dënimet për Ilir Selmanin e Elvis Gacaj, autorë të vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Krimi në fjalë ndodhi me datë 27 shtator të vitit 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mësohet se togat e zeza kanë dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin dhe 7 vite burg për Elvis Gacajn.

Kujtojmë se Ilir Selmani akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e ish-policit Santiago Malkos, krahu i djathtë i Ervis Martinajt.