TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë në hyrje të një pallati në rrugën “Kastriotët”. Policia e dyshon atë si autor të 12 vjedhjeve të tjera, të kryera gjatë muajve qershor dhe korrik, kryesisht të motomjeteve elektrike dhe biçikletave në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 2 dhe 4, në kuadër të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
I arrestuari, shtetasi F. B., 46 vjeç, po hetohet për të gjitha rastet e dyshuara të vjedhjeve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.