TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Si pasojë e aksionit kanë rënë në pranga F.D administrator i subjektit tregtar dhe A.D magazinier pranë subjektit tregtar “Master AL”. Procedohen penalisht ortaku dhe shoferi i magazinës.
Nga pamjet e shpërndara nga policia, shihet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhera kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.