AKTUALITET, 10 September 2026, 12:44

Kërcënuan me armë dy persona pas sherrit me një të mitur në Shkodër, 2 në kërkim

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet se kanë kanosur me armë dy persona të tjerë, pas një konflikti fizik të ndodhur më herët me një të mitur.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur më datë 6 shtator, në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re, Shkodër.

Sipas policisë, pas konfliktit fizik ndërmjet dy qyyetarëve dhe një të mituri, dy personat e shpallur në kërkim kanë shkuar në lokal dhe i kanë kanosur me armë.

Policia ka nisur hetimet për tre persona dhe pronarin e lokalit.