AKTUALITET, 20 Qershor 2025, 22:39

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar.

Nga pamjet shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.