AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 12:46

Arratisja spektakolare e shqiptarëve të rrezikshëm nga burgu grek, sekuestrohet kamionçina që u larguan. Zbulohet identiteti i njërit prej tyre

Arratisja spektakolare e shqiptarëve të rrezikshëm nga burgu

Policia greke ka gjetur autmjetin me të cilin u larguan pesë të dënuarit shqiptarë pas arratisjes nga burgu i Chanias. Komionçina që shihni në foto është përdorur nga shqiptarët për tu larguar nga paraburgimi i komisariatit.

Fillimisht ata sharruan me limë  kangjellat e burgut dhe më pas shkallmuan murin me forcë, duke mundur të dalin jashtë ambienteve të komisariatit.

Është bërë i ditur identiteti i vetëm njërit prej të dënuarve, i cili është një shtetas me origjinë nga Dropulli dhe me inicialet O.P., 43-vjeç.

Kujtojmë se të arratisurit janë persona me rrezikshmëri të lartë, të dënuar për vepra penale të rënda.

Njëri prej tyre rezulton i dënuar me tre burgime të përjetshme për tre vrasje.

Ndërkohë që personat e tjerë janë të ndaluar për vjedhje, vrasje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda.

Ata mbërritën në Chania mëngjesin e së shtunës për t’u transferuar në burgun e Chanias. Në pritje të transferimit për në burgun rural, pesë shqiptarët mundën të finalizojnë arratisjen mëngjesin e të hënës.

Të dënuarit që transferohen ne burgje rurale si ai i Agias, janë persona qe kane kryer 8 vite burg në rast dënimi me burgim të përjetshëm, “Isovia”, ose ata që kanë kryer 1/5, për dënime mbi 10 vjet.

Gjithashtu nevojitet që  të ketë marrë të paktën një herë leje nga burgu dhe të jetë kthyer, si dhe të ketë pasur sjellje të mirë.