AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 11:02

Debate në Kushtetuese për shkarkimin e Metës/ Kryetarja Vitore Tusha kërkon përgjigje. Këshilltari i Presidentit: I keni me shkrim

Debate në Kushtetuese për shkarkimin e Metës/ Kryetarja Vitore

Në seancën e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka patur edhe debate mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha dhe këshilltarit të Presidentit, Bledar Dervishaj.

Tusha i kërkoi Dervishajt që ti përgjigjet pyetjeve që i janë bërë, po ai refuzoi duke thënë se përgjigjet i keni me shkrim.

DEBATET NE SEANCEN E GJYKATES KUSHTETUESE

Dervishaj: Përgjigjet i keni me shkrim

Tusha: Ne duam t’i dëgjojmë

Dervishaj: Lexojini dhe Gjykata Kushtetuese të marrë kohën e vet që të njihet me përgjigjet

Tusha: Ju zgjidhni të mos përgjigjeni. Kush do ta marrë rolin e leximit të përgjigjeve. Gjykata ju dha kohë. Nëse nuk do t’i sillnit me shkrim nuk përbente pengesë.

Dervishaj: Nuk kemi asnjë qëllim të pengojmë gjykimin. Po ndjekim procedurën e kuvendit. Kërkoi 2 orë, erdhi dha përgjigje gjysmake, pak ditë më vonë solli përgjigjet me shkrim.

Të gjitha pyetjet e gjykatës kanë marrë përgjigje nga presidenti. Provat e reja ua vendosa me video në seancë. Gjykata duhet t’i marrë në shqyrtim.

Bushka: 1. ligjet ndjekan të njëjtin standard ne 2021 si në 2019.  Presidenti është vënë në dijeni dhe më pas ka kthyer përgjigje

2. Fjalimet publike të Kryeministrit Edi Rama janë politike. Nuk u kërkua në atë kohë mocion besimi apo mosbesimi për këtë sjellje. Këto deklaratë nuk kanë lidhje me çështjen që po shqyrtohet. Nuk mund të shërbejnë si justifikim dhe duhet të cilësohet si sjellje e pavlefshme.

3. Retorika për procedurën parlamentare, e qëllimshme për të ngatërruar

4. T’i jepet fund seancës gjyqësore dhe të kalojmë në pikën e vendimit.