AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 11:35

Lulzim Basha në Kombinat: Ne jemi shumica, kemi një mision të papërfunduar

Lulzim Basha në Kombinat: Ne jemi shumica, kemi një mision të

Kreu i shkarkuar i PD, Lulzim Basha në një takim me demokratët e Njësisë 6 në Tiranë, tha se Partia Demokratike “nuk lindi kurrë për të zëvendësuar kultin e Enver Hoxhës me kultin e një individi tjetër”.

Sipas Bashës, misioni i PD është është për t’i dhënë fund kultit të individit dhe për të ngritur në piedestal individin shqiptar jo me fjalë por me vepra”.

Gjithashtu Basha është shprehur se ai dhe Partia e tij është shumica.

Deklarata e Bashës:

Ne jemi shumica, ne flasim në emër të shumicës Shqiptarëve ndaj kemi vendosur të ecim përpara, çdo ditë nga një hap por vetëm përpara as nuk do të na thyejnë dot as nuk do të na devijojnë dot nga betejat me intriga, me linçime, me shpifje, me gënjeshtra. Le ta bëjnë malin e shpifjeve dhe gënjeshtrave më të lartë se mali i Korabit apo i Dajtit, nuk na ndalin dot. Mua nuk më ndalin dot sepse besimi që më keni dhënë, më jep forcën dhe vendosmërinë për t’iu prirë deri në fitore të kësaj beteje. Ju nuk iu ndalin dot.

Sa sfida ju kanë hedhur, sa diversione ju kanë bëre, njerëz docentë me edukatë qytetare, me vlera patriotike me sakrificë për partinë demokratike që sulmoheni në mënyrën më të paedukatë, më të pa civilizuar, më barbare, vetëm e vetëm sepse nuk ndani mendimet me një njëri të shpallur “non grata” dhe një grusht njerëzish që i shërbejnë atij.

Kurrë nuk lindi Partia Demokratike për të zëvendësuar kultin e Enver Hoxhës me kultin e një individi tjetër por për t’i dhënë fund kultit të individit dhe për të ngritur në piedestal individin shqiptar jo me fjalë por me vepra.

Ky është një mision i papërfunduar, madje shumëkush këtu mund të çohet dhe me të drejtë, dhe këtu, shikoje, edhe zonja edhe zotërinj që mund ta argumentojnë fare mirë që jo vetëm është i papërfunduar por kemi rrugë për ta çuar drejtë përfundimit.

Ama, një gjë nuk na mungon nëse ka pasur kohë të vështira për ta provuar nëse e kemi apo se kemi, nëse na mungon apo jo, ka qenë kjo kohë, vendosmëria dhe besnikëria ndaj idealeve për të cilët kemi lindur.

Për lirinë, për demokracinë, për Shqipërinë Evropiane jemi sot përballë Trekëndëshit të Bermudës, jemi sot përball regjimit më të korruptuar të Edi Ramës edhe do vazhdojmë të jemi në ballë të gjithë shqiptarëve deri sa ta shembim dhe të vendosim edhe në këtë vend legjitimitetin në demokraci.