AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 10:49

“Provat e Kuvendit u sollën me urgjencë”- Këshilltari i Presidentit: Kjo bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e Kreut të Shtetit. Gabimi më trashanik është…

“Provat e Kuvendit u sollën me urgjencë”- Këshilltari

Në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, këshilltari i tij Bledar Dervishaj ka shprehur shqetësimin në lidhje me provat e Kuvendit, të cilat sipas tij u sollën me urgjencë.

Në përgjigje të Kushtetueses, Dervishaj u shpreh se kjo urgjencë bëhet me qëllim për të hedhur poshtë pretendimet e Presidentit.

“Jemi ne seancën e tretë te kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi I dorëzoi me shkrim. Nuk përgjigj Brenda 2 orësh, se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtetësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjence, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 sic e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.

Nese do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë.

Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është  e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti”, u shpreh Dervishaj.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje.

“Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që I gjithë kabineti I presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime”, u shpreh Dervishaj.