AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 11:04

Sharruan kangjellat dhe rrëzuan murin me forcë, zbardhen detaje të reja nga arratisja e shqiptarëve nga burgu grek. Njëri prej tyre i dënuar me tre burgime të përjetshme

Sharruan kangjellat dhe rrëzuan murin me forcë, zbardhen detaje

Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e 5 shqiptarëve nga paraburgimi i komisariatit të Chanias në Greqi.

Burime bëjnë me dije se shqiptarët kanë mundur të sharrojnë me limë  kangjellat e burgut dhe më pas kanë shkallmuar murin me forcë.

Nuk bëhet ende i ditur identiteti i personave të arratisur, por paraprakisht mësohet e ata janë persona me rrezikshmëri të lartë, të dënuar për vepra penale të rënda.

Njëri prej tyre rezulton i dënuar me tre burgime të përjetshme për 3-vrasje.

Ndërkohë që personat e tjerë janë të ndaluar për vjedhje, vrasje, trafik droge dhe krime të tjera të rënda.

Ata mbërritën në Chania mëngjesin e së shtunës për t’u transferuar në burgun e Chanias. Në pritje të transferimit për në burgun rural, 5 shqiptarët mundën të finalizojnë arratisjen mëngjesin e të hënës.

Të dënuarit që transferohen ne burgje rurale si ai i Agias, janë persona qe kane kryer 8 vite burg në rast dënimi me burgim të përjetshëm, “Isovia”, ose ata që kanë kryer 1/5, për dënime mbi 10 vjet.

Gjithashtu nevojitet që  të ketë marrë të paktën 1 herë leje nga burgu dhe të jetë kthyer, si dhe të ketë pasur sjellje të mirë.