TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta del në konferencë urgjente me mediat këtë të hënë, ndërkohë që në Gjykatën Kushtetuese është ndërprerë seanca ku shqyrtohet kërkesa e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.
Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, në një postim në rrjetet sociale lajmëroi se Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës.
“Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak”, shkruan Tedi Blushi.
Postimi i zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi
Për marrëzinë më të fundit të Kuvendit të ri, që ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave nga Kuvendi njëpartiak, pas pak Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, z.Bledar Dervishaj do të japë një prononcim live nga Institucioni i Presidentit të Republikës.