TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Rrugore e Fierit ka shtuar masat në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore dhe gjatë javës që lamë pas, ka arrestuar në flagrancë 11 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
“Si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ben me dije policia.
Gjithashtu, janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 1341 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-13 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-263 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-35 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-137 masa për përdorimin e aparatit celular;
-336 masa për parakalime të gabuara;
-207 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-4 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-359 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.
Policia Rrugore e Fierit thotë se kontrollet do vazhdojnë çdo ditë.