AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 11:13

Mori bizhuteri me vlerë 10 mijë euro te banesa që pastronte, arrestohet shqiptarja në Greqi

Mori bizhuteri me vlerë 10 mijë euro te banesa që pastronte,

Një 42 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke pasi ka vjedhur bizhu me vlerë 10 mijë euro.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja po punonte si pastruese në një banesë në Selanik, e cila brenda katër muajsh është përpjekur që të marrë bizhu me vlerë rreth 10 mijë euro.

Dyshohet se vjedhjet janë kryer nga fundi i shtatorit 2021 deri në janar të 2022 ku është kapur nga pronarja e shtëpisë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e shqiptares e cila është arrestuar nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurimit të Pylaia – Chortiatis.