AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 12:01

Mes tyre edhe Rama, zbulohen kur do të thirren dëshmitarët në komisionin për inceneratorët

Mes tyre edhe Rama, zbulohen kur do të thirren dëshmitarët

Pas shtyrjes së afatit është mbledhur sot seanca e radhës e Komisionit Hetimor për çështjen e inceneratorëve. Kryetarja Jorida Tabaku ka zbuluar edhe datat kur do të thirren dëshmitarët.

Jorida Tabaku: 14-18 shkurt do të thirren ekspertët, pastaj deri në 25 shkurt  kryeministri dhe ministrat  dhe ish-ministra.

Ermonela Felaj: Ne ramë dakord, duke pasur edhe dëshmitarë që nuk mund të jenë prezent në një ditë dhe një kohë të caktuar, ajo që dua të shpreh tjetër ka të bëjë me faktin që thirrjet ti bëjmë në kohën e duhur.

Jorida Tabaku: Lefter Koka është përpara drejtësisë, ne do e dërgojmë shkresën, kemi 3 persona që janë në kërkim, që nuk dimë se ku do i dërgojmë shkresat, do ua çojmë administratorëve.