TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovim, do të duhet të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.
Ky ndryshim prek shumicën e kategorive të vizave dhe ka për qëllim forcimin e procedurave të kontrollit dhe vlerësimit. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të informohen me kohë përmes faqes zyrtare për të shmangur vonesat apo keqkuptimet gjatë procesit të aplikimit.
Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë linkun e shpërndarë nga ambasada.