TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, duke folur pas përfundimit të seancës në GJKKO, u shpreh se tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për shqyrtimin e masës së sigurisë. Cakrani tha se brenda tetorit do të ketë një vendimarrje, ndërkohë që po përgatitet dhe dokumentacioni për në Strasburg ku do të ankimohet masa e sigurisë e rrëzuar në 26 qershor.
Kujtim Cakrani: E kemi regjistruar në Kushtetuese, padyshim që gjykata do marrë kohë, brenda 3 muajve do të shprehet, që do të thotë brenda muajit tetor do të kemi një vendimmarrje.
Ndërkohë që beteja vazhdon edhe për masën tjetër që u rrëzua në datën 26 qershor dhe ne po përgatisim dokumentacionin tonë për në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të njeriut.
Rasti Gëllci është rasti më flagrant dhe një shuplakë i kësaj gjykate për shpërdorimin e ligjit dhe kodit të procedurës penale, ne do të vazhdojmë betejën tonë, është betejë e gjatë, nuk mbaron as javën tjetër, as për 1 muaj as për 2 muaj.
Ilir Meta do të lirohet sepse nuk ka asnjë arsye ligjore të mbahet në paraburgim.
Kërkesa për lirimin e Ilir Metës dhe zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” u paraqit nga avokatët e ish-Presidentit më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.
Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-Presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.
Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ish-Presidenti u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.