TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
Mësohet se 15 masa sigurie ne total për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.
Mësohet gjithashtu se urdhra-arresti janë lëshuar edhe për persona që janë të burgosur, nën akuzë për vepra të tjera penale.
Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc dhe 4 prej tyre iu është komunikuar masa e sigurisë në burg, ku ndodhen për një dosje tjetër.
Gjatë aksionit, u arrestuan 3 prej personave për të cilët u lëshua masë sigurie. Ndërsa mësohet se 4 të tjerë janë në kërkim.