TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot pamje nga Qendra e Votimit 2817 në Njësinë Administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, ku sipas tij, sistemi i videomonitorimit është nxjerrë qëllimisht jashtë funksionit.
Bardhi thekson se, pavarësisht investimit prej 5 milionë euro nga fondet publike për vendosjen e kamerave në qendrat e votimit, janë konstatuar shkelje të rënda dhe krime zgjedhore të përsëritura.
Në rastin konkret, ai akuzon një punonjëse të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilën e cilëson si patronazhiste të Partisë Socialiste, se ka ndryshuar pozicionin e kamerës vetëm dy orë pas nisjes së procesit të votimit.
Sipas pamjeve të publikuara, kamera është kthyer nga ambientet e brendshme drejt oborrit të jashtëm, duke pamundësuar regjistrimin e procesit të votimit.
Bardhi e quan këtë “krim elektoral” dhe i kërkon KQZ-së të identifikojë personin përgjegjës, duke e mbajtur penalisht përgjegjës për shpërdorim detyre.
KQZ ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar mbi këtë incident.