AKTUALITET, 8 Gusht 2025, 11:28

‘Tokë e xanum’ në zonën e mbrojtur të Vjosës, 54-vjeçari 'privatizon' pyllin e Poros dhe e kthen në plantacion ullinjsh!

‘Tokë e xanum’ në zonën e mbrojtur të 

Policia e Vlorës ka referuar në Prokurori një 54-vjeçar që ‘privatizoi’ pyllin në Poro, në zonën e mbrojtur pranë lumit Vjosë dhe e ktheu në parcelë me ullishta, pa pasur dokumente pronësie.

Burime zyrtare konfirmuan sot nisjen e procedimit në gjendje të lirë për të dyshuarin, që nuk posedonte asnjë dokumentacion.

“U referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi dyshohet se pa u pajisur me leje nga organet kompetente, ka shpyllëzuar duke  kultivuar më pas me pemë ulliri një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, në zonën e mbrojtur, pranë lumit Vjosë, në fshatin Poro”, tha policia vendore për rastin.

Hetimet e mëtejshme do i ndjekë organi vendor i akuzës, për pushtim toke.