TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një atentat ka tronditur pushuesit në hotelin e njohur "Maestral", në zonën e Przno pranë Budvës.
Marko Ljubisha, i njohur si "Kan" dhe i dyshuar si kreu i një bande kriminale, mbeti i plagosur pranë pishinës së hotelit, pasi një person hapi zjarr ndaj tij.

Sipas një dëshmitari, atentatori ka dështuar pasi në një moment ka rrëshkitur në pllakat e lagura të hotelit dhe nuk ka patur shënjestër të mirë, duke arritur ta plagosë Ljubishën në këmbë dhe te veshi.
"Një burrë iu afrua Ljubishës nga mbrapa, ishte 20 cm larg. Sapo u bë gati të qëllonte, rrëshkiti në pllakat e lagura pranë pishinës dhe plumbat e kapën 'Kan' në këmbë dhe shkarazi i prekën kokën. Doktori i tha menjëherë se nuk ishte serioze", ka thënë dëshmitari.
Sipas policisë, ‘Kan’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është atentati i katërt ndaj tij, ndërkohë që dyshohet për përfshirjen e klanit rival.