AKTUALITET, 8 Gusht 2025, 13:26

E rëndë/ Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se është pickuar nga bletët

E rëndë/ Gjendet i pajetë pranë banesës

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.