AKTUALITET, 8 Gusht 2025, 16:17

“Më pak ndotje, më shumë gjelbërim!”/ Rama për hapësirat publike: Aktiviteti ekonomik do të formalizohet me qytete më europiane

“Më pak ndotje, më shumë gjelbërim!”/ Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, në lagje dhe trotuare të qyteteve.

Pamjet, kryeministri i ka shoqëruara edhe me një mbishkrim duke theksuar se lirimi i këtyre zonave publike, do sjellë më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim.

Nga ana tjetër shton se aktiviteti ekonomik do jetë më i formalizuar dhe qyteti më europian.

"Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE"