TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i SPAK i zhvilluar në tre qarqet, Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Mësohet se prokurorët e SPAK i kanë caktuar masë të re dy të dyshuarve për trafik ndërkombëtar të drogës Franc Çopja dhe Ervin Çelaj, ndërsa janë arrestuar tre persona dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
Mësohet se masat e sigurisë për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.