TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Kujtim Cakrani e cilësoi vendimin e Apelit për të lënë Ilir Metën në burg si të paracaktuar dhe politik, duke akuzuar drejtësinë se është e kapur nga interesat. Ai tha se vendimi është një turp për Europën dhe paralajmëroi kërkesa të reja për revokimin e masës së sigurisë.
“U bë vetëm miratimi i vendimit të Shkallës së Parë. Ne nuk prisnim asgjë tjetër nga kjo gjykatë. Do të vazhdojmë me kërkesat tona ligjore.
Nesër do të paraqesim një tjetër kërkesë për revokimin e masës së sigurisë, pasi çështja është tashmë përpara gjyqtarit të seancës paraprake. Ne do të vazhdojmë, sepse nuk është e pranueshme që një ish-President, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar Kuvendi të mbahet në paraburgim.
Kjo është një nga turpet më të mëdha që po ndodh sot në Europë. Nuk ka asnjë president tjetër në kontinent që të mbahet në qeli për akuza të pretenduara, që dyshohet se kanë ndodhur dekada më parë.
Kjo situatë tregon qartë se organet e drejtësisë janë të kapura nga politika. Janë kthyer në gjykata politike.
Nuk ka më asnjë dyshim mbi atë që po ndodh me Presidentin Meta. Kërkesa jonë për zëvendësim të masës do të paraqitet nesër dhe do të vazhdojmë pa ndalur.” – u shpreh Cakrani.