TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha ka deklaruar se aktakuza për Ilir Beqajn, është shkruar në zyrën e Ramës.
Sipas tij kjo aktakuzë është tallje e ulët dhe cinike për shqiptarët, sepse është amnistia e dytë brenda katër muajve për Beqajn.
“Aktakuza për Ilir Beqajn e shkruar n zyrat e Ramës është tallje e ulët cinike me shqiptarë. Dëshmi e shndërrimit të SKAP në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare.
Është amnistia e dytë brenda katër muajve për hajdutin Ilir Beqaj, dhe mbrapa tij Edi Rama. Aktakuza për shpërdorim detyrë se nuk parandaloi konfliktin e interesit dhe se nuk ka konstatuar kostot e fryra është një tallje e ulët cinike për shqiptarët”, tha Berisha.