AKTUALITET, 20 Nëntor 2023, 10:58

PS miratoi projektligjin për buxhetin pa debat mes tymueseve, Bardhi: Nuk kemi forcë ta ndalojmë. Votat i ka Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar

PS miratoi projektligjin për buxhetin pa debat mes tymueseve, Bardhi: Nuk

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi u shpreh se pavarësisht se PS miratoi projektligjin për buxhetin pa debat brenda pesë minutave, nuk janë lodhur dhe as dorëzuar.

“Hetimi i kontrata koncesionare është në shërbim të qytetarëve pse nuk lejohet opozita ti hetojë këto kontrata. Janë lidhur në kushte të konfliktit të interesit.

Rama jo vetëm që nuk i anulon, por i dha më shumë fonde një kontratë që duhej të anulohej. Nuk do i lejojmë punimet normale të Kuvendit. Opozita s’ka forcë që ti ndalojë ligjet, votat i ka Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Kemi një plan përshkallëzimi të aksionit opozitar në sallën e Parlamentit, do e shikoni hap pas hapi. Nuk jemi lodhur e as nuk jemi dorëzuar. Beteja fitohet për të rifituar opozita të drejtat”, tha Gazment Bardhi.