TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit raportohet se kanë shkuar në Kuvend, me një ekip për të parë të gjithë elementët që shkaktuan zjarrvënien dhe për të parë kamerat e sigurisë, pasi për ta konsiderohet një vendngjarje.
Seanca e sotme u shoqërua me tensione ndonëse nuk zgjati më shumë se pesë minuta. Pjesë e seancës ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk bëri asnjë koment. Shkak u bënë tensionet e krijuara nga deputetët e opozitës, të cilët pavarësisht kontrolleve të Gardës ndezën tymuese në Kuvend.
Kjo solli përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, dhe mbylljen e menjëhershme të seancës së sotme parlamentare. Një situatë alarmante u krijua për pak çaste për shkak të zjarrit që nisi në Kuvend, pas tymueseve që u hodhën nga opozita. Garda ndërhyri në kohë duke e shuar atë.