TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës për miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Berisha e cilësoi skenën si më të shëmtuarën e historisë së parlamentit, pasi Buxheti kaloi për pesë minuta.
Ai shtoi se opozita u fut në parlament për të bllokuar procesin në mënyrë që buxheti të merrte të gjithë dimensionet që i takonin.
“Ju e patë e vetë skenën më të shëmtuar në historinë e parlamentit. Ju e patë vet si banorët e fermës së Edi Ramës, kaluan brenda 5 minutave aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit.
E kaluan në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore. Sepse ky buxhet nuk erdhi këtu mbi bazën e procedurave të përcaktuara nga rregullorja e parlamentit.
Erdhi këtu si një proces klandestin. I zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë.
Këtu që siç nisi, në futëm këtu për të bllokua procesin në mënyrë që buxheti të marrë të gjithë dimensionet që i takonin, para ata e kaluan brenda 7 minutave në frik dhe tmerr”, tha fillimisht Berisha.