AKTUALITET, 11 Maj 2023, 22:13

"Jetojmë në xhungël betoni!"/Abilekaj: Belo nuk pati guxim të flasë për problemet e Tiranës! Arlind Qori, i vetmi që tha të vërtetën

"Jetojmë në xhungël betoni!"/Abilekaj: Belo nuk pati

Analisti Enton Abilekaj, e quajti të dobët fushatën e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, pasi ai nuk pati guximin të artikulojë problemet e vërteta të Tiranës, që janë betonizimi masiv dhe aleanca mes politikës, oligarkisë dhe krimit që po e kthen qytetin në një vend të pabanueshëm, dhe që "vret" çdo ditë banorët e tij me ajrin e ndotur. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se i vetmi kandidat që artikuloi problemet e vërteta të Tiranës është Arlind Qori. 

Analisti gjithashtu deklaroi votën pro Qorit në zgjedhje. 

"Ne i bëjmë bisedat për fushatën dhe për Bashkinë por në fund nuk ka zgjedhje. Rezultati cakothet. Belind Këllici po të kishte bërë një fushatë bindëse, që të kapte problemet kryesore të qytetit, ta trajtonte, mund të kishte një ndikim shumë herë më të madh, por rezultati do të ishte i njëjti.

Belo nuk arriti të ndërgjegjësonte qytetaarët, siç bëri Arlind Qori, që kapi problemet dhe po ndërgjegjëson qytetarët. Po u thotë qytetarëve të Tiranës, që nëse ne nuk e ndalojmë këtë vrasje të qytetit, nuk do të kemi ku të jetojmë. Ky qytet bëhet çdo sekondë më i pajetueshëm. Nuk hap dot dritaret se të hyn pluhuri i çimentos. Se kryeministri na thoshte të hënën që nuk ka ndotje. Ky qytet i vret njerëzit, me ndotjen e ajrit, ndotjen akustike, i ka bërë të rinjtë që të mos kenë asnjë alternativë tjetër përveç pirjes së hashashit nëpër cepa.

Pra jetojmë në një xhungël betoni, ku secili bën çte mundet, ha kë të mundet, më i forti fiton. Këtë u mundua ta përballonte dhe arriti të ndërgjegjësonte vetëm Arlind Qori. Asnjë nga kandidatët nuk u doli përballë. Kjo tregon, se fuqia e madhe ekonomike, bashkëpunimi okult mes politikës, biznesit dhe krimit, është aq i fortë, sa gjithmonë e më pak njerëz i dalin përballë. Në këto zgjedhje, nëse do të fitojë Veliaj, siç pritet të ndodhë sepse është pracaktuar rezultati, do të kemi një humbje të rëndë që mund të jetë e pakthyeshme nesër dhe do të flasin akoma edhe më pak njerëz. Derisa të gjithë do të zgjdhim të heshtim.

Belo nuk pati guximin as ta artikulonte problemin dhe jo më ta ndryshonte. Këtu fillon, e artikulon, denoncon.

Arlind Qori mund të marrë rezultat modest, por ka dhënë një kontribut shumë të madh, sepse ka thënë të vërtetën. Ka ndërgjegjësuar njerëzit për atë që ndodh në këtë qytet", deklaroi Abilekaj.