AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 20:11

Meta në mbledhjen e parë të Kryesisë: Të ndalim dramën e shpopullimit!

Meta në mbledhjen e parë të Kryesisë: Të ndalim

Partia e Lirisë zhvilloi mbledhjen e parë të Kryesisë, e cila u zgjodh ditën e djeshme.

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, u shpreh se Partia e Lirisë do jetë parti e guximit qytetar.

Ai u shpreh se kjo parti do jetë pranë qytetarëve, në arritjen e objektivit për të ndalur dramën e shpopullimit.

"Ju falenderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen. PL do jetë parti e guximit qytetar, pranë tyre dhe bashkë me ta në atë objektiv madhor që Shqipëria tu përkasë të rinjve, të ndahemi me dramën e shpopullimit.

Të rinjtë e fëmijët tanë të fillojnë të besojnë e të punojnë për Shqipërinë e tyre”, tha Meta.