AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 21:11

Kokaina e kapur në Portin e Durrësit/ Artan Hoxha: Mund të ketë lidhje me 6 ton kokainë të kapur në Maltë!

Kokaina e kapur në Portin e Durrësit/ Artan Hoxha: Mund të

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN Tv, ka folur për ngarkesën prej 33.5 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit, në kontejnerin e BanaKing. 

Hoxha tha se kapja e kokainës ka ardhur si pasojë e informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë. Ai deklaroi se ka dyshime që kjo sasi mund të jetë e të njëjtës linjë, me një sasi 6 ton të kapur në Maltë. 

"Policia pretendon se skaneri e ka nxjerrë të pastër kontejnerin dhe thotë se nuk ka patur element të dyshimtë. Nxorri edhe pamje policia, thotë e ka kapur qeni.

Fakti që u gjet me këmbëngulje, edhe pse skaneri e ka gjetur të pastër, do të thotë ka informacion nga partnerët.

Dyshimet janë që kokainë e të njëjtës linjë është kapur në Maltë, prej 6 ton.

A është e njëjta, ende nuk e dimë.

Është fakt që kontejneri që është hapur në Durrës është nisur në 20 shtator nga Ekuadori, ka kaluar kanalin e Panamasë. Në 21 tetor ka qëndruar në Itali. Në 28 tetor, anija ka ardhur në Portin e Durrësit", deklaroi ndër të tjera Hoxha.