AKTUALITET, 28 Shkurt 2023, 12:31

Akuzohet si porositës i vrasjes së “Otit” të Elbasanit, Suel Çela kërkon nga arratia t’i ndryshohet masa e sigurisë

Akuzohet si porositës i vrasjes së “Otit” të

Suel Çela ka kërkuar nga arratia ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në masë më lehtësuese.

35-vjeçari, i njohur edhe me emrin Marjus Lulaj, iu është drejtuar GJKKO për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai u shpall në kërkim në maj të 2022 në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani e ka akuzuar si porositës të vrasjes së “Otit” të Elbasanit.

Dumani ka shpjeguar se ka qenë Suel Çela i cili i ka kërkuar që të vrasë Otin dhe i çonte foton e këtij të fundit në telefon.

Duke qenë se ushtari i tij Henrik Hoxhaj nuk po e gjente Otin, Nuredini erdhi vetë nga Kosova për ta çuar deri në fund porosinë, por nuk arriti dot të kryente ekzekutimin.