TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.
Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.
Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë.
Kujtojmë që për dosjen e parë lidhur me tokën që kaloi për investime strategjike, Goro është dënuar me 2 vite e 20 ditë burg po për shpërdorim detyre.