AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 11:43

VIDEO/ Rama dhe ministrat Koçiu e Lamallari, konferencë për mediat: Disiplinim të gjithë procesit të ndërtimit

VIDEO/ Rama dhe ministrat Koçiu e Lamallari, konferencë për

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari po zhvillojnë një konferencë për mediat në Kryeministri.

"Kam bindjen që do na japë rezultate të konsiderueshme, pasi krijon kushtet për disiplinim të gjithë procesit të ndërtimit, jo vetëm lidhur me ndërtimet pa leje, por edhe me ndërtimet me leje, që rëndom bëhen shkak deri për situata të vështira për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi dhe pastaj hasin pengesa deri edhe pamundësinë për të regjistruar shtëpinë e tyre si pronë të patundshme, apo pamundësinë për të hyrë në shtëpi", tha Rama.