AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 15:36

Aksident në Peshkëpi të Selenicës, makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Peshkëpi të Selenicës, makina përplaset me

Një aksident ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë. Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motor.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.