AKTUALITET, 11 Dhjetor 2023, 08:39

Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, përfshihen makina dhe kamionë, dy të plagosur

Aksident i gjashtëfishtë në Rrugën e Kombit, përfshihen

Një aksident i shumëfishte ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Blinisht, ndërsa raportohet se si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

“Në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht janë përplasur 6 automjete. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale dhe janë lënduar lehtë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes se automjeteve ne aksident,” thuhet në njoftimin e policisë.