TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, zbuloi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” kontratën 100 faqe mes shtetit shqiptar dhe atyre që do të investojnë në Portin e Durrësit, për projektin e “Marina&Yahts”. Shehaj tha se, ndryshe nga sa u premtua prej tre vitesh se Durrësi do të bëhej Dubai i Europës dhe se kompania investuese do të ishte Emaar, tani është një kompani e krijuar vetëm një vit më parë, pa aktivitet, pa të punësuar.
“Kjo është kontrata koncesionare mes shtetit shqiptar dhe një subjekti që është i shtetit shqiptar, “Albanian Seaport Development” dhe “Eagle Hills Real Estate Development”, që është krijuar nga Mohamad Alabar para një viti, që e ka në pronësi se ka krijuar ndërkohë një kompani edhe në Abu Dhabi.
Është një kompani që nuk ka aktivitet, nuk ka të punësuar, asgjë, që është i llojit Holding, thjesht për të zotëruar kuotat e kompanisë shqiptare. Subjekti tjetër është “Nishmi Development”, që është e kontrolluar pjesërisht nga ortakë offshore.
Këta janë subjektet me të cilët shteti shqiptar duhet të mbyllë një marrëveshje prej 2 miliardë eurosh, ku jep praktikisht 1 milion metër katrorë në Durrës. Pra shtetit shqiptar, Edi Rama, thotë se sot të mbyllim kontratë me njerëz që nuk janë. Gjëja më e rëndësishme është që Rama ka tre vjet që thotë që në Durrës do të investojë një nga kompanitë më të mëdha në botë, që zhvillon projekte të ngjashme, që është “Emaar”.
Pasi tha 3 vjet se do të vijë Emaar, Emaar, do të bëjmë Dubain në Europë, bëhet marrëveshja midis shteteve dhe tani na del që Emaar nuk është asgjëkundi. Pra ka tre vjet që thotë do të vijë kompani e madhe, prandaj nuk po e japim, prandaj po bëjmë një ligj special, dhe zbulojmë tani që marrëveshja nuk po bëhet me Emaar, por me një individ, i cili, para një viti krijoi disa komapni të ndryshme, që janë praktikisht bosh, pa kapital, pa të punësuar, pa historik.
Pra jo vetëm që kemi dyshime për kushtet e marrëveshjes, kemi apo jo interes. Çfarë na garanton ne se pas këtyre kompanive nuk është vetë kryeministri apo ministrat?