TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit, tha se i vetmi lajm i protestës 12 nëntorit ishte deklarata e Berishës së nuk do të ketë stabilitet pa garancinë e votës. Por, tha Dyrnjaja, Berisha nuk thotë se si do ta garantojë votën.
"Protesta kishte vetëm një lajm: nuk do të ketë stabilitet pa garancinë e votës. Kjo mbart brenda goxha ngarkesë politike si kuptim, se nuk e dimë çfarë ka parasysh z.Berisha kur thotë se s’do të ketë stabilitet, sepse vota është shumë e rëndësishme dhe garancia për votën bart brenda vetes të gjitha garancitë që parashikon ruajtja e demokracisë. Në gjithë këto vite vite kemi parë të gjitha mënyrat e mundshme se si luhet me votën, me para, me njerëz që manipulojnë me të gjitha format votën me punësime, dhënien e shtëpive, tapitë, legalizimet etj. Berisha nuk na thotë se si do ta garantojë votën”-tha Dyrnjaja.