AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 21:27

Enton Abilekaj: Protesta e opozitës, mesazh për ndërkombëtarët të mos pranojnë stabilitet në kurriz të demokracisë!

Enton Abilekaj: Protesta e opozitës, mesazh për
Enton Abilekaj

Enton Abilekaj ka analizuar protestën e opozitës të mbajtur në 12 nëntor. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Abilekaj tha se protesta e opozitës ishte një mesazh për ndërkombëtarët, që të mos pranojnë stabilitetin në kurriz të demokracisë. 

"Mesazhi i kësaj proteste, nëse ishte për Bashën dhe Alibeajn, mendoj se protesta ishte e panevojshme. Nëse PD është akoma në garë dhe luftë të brendshme, atëherë jemi mbrapa. Nëse ëzhtë mesazhi për Ramën, është e panevojshme, sepse Rama e di çfarë përfaqëson Berisha dhe sa njerëz e mbështesin, ndaj jo më kot ai po emëron një opozitë tjetër.

Mesazhi më i rëndësishëm ishte mesazhi për ndërkombëtarët, kundër instalimit të stabilitetit mbi demokracinë.

Këta njerëz, ushtria potenciale e tij, nëse ndërkombëtarët pranojnë vendimet arbitrate të gjykatës, shkeljen e votës, në dëm të demokracisë dhe në favor të stabilitetit, të mbajnë lider autoritar pro planeve të tyre, atëherë do të bëjnë investim të gabuar.

Një njeri i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar, jep pikerisht këtë mesazh sepse këtu e ka problemin kryesor. Ai po i tregon komunitetit ndërkombëtar, që është faktor stabiliteti", deklaroi Abilekaj.