AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 22:00

Debati/ Shehaj: Opozita nuk bën protesta të dhunshme! Abilekaj: Nëse mohohet demokracia merren armët kudo në botë!

Debati/ Shehaj: Opozita nuk bën protesta të dhunshme! Abilekaj:

Në emisionin "Të Paekspozuarit", është diskutuar për protestën e opozitës. 

Në studio ka patur një dbeat mes deputetit Agron Shehaj dhe analistit Enton Abilekaj, lidhur e opsionet që ka opozita, në rast se vidhen zgjedhjet dhe bie sistemi demokratik. 

Pjesë nga debati: 

Agron Shehaj: Partitë politike nuk organizojnë protesta të dhunshme në përgjithëse. Partitë organizojnë protesta dhe ato gjykohen nga përmasa jo nga dhuna.
Edi Rama kontrollon drejtësinë dhe ka kapur të gjithë pushtetet. Ne do të vijojmë opozitën dhe do të tregojmë se makinacionet e Ramës nuk do të kenë ndikim.

Entoj Abilekaj: Nëse mohohet demokracia, merren armët, është normale në çdo vend të botës.

Agron Shehaj: Do ti marrësh edhe ti armët?

Enton Abilekaj: Sigurisht mo. Kur qeveria nuk bën më zgjedhje merren armët. Kur ezaurohen mjetet demokratike…

Neritan Sejamini: Nëse shqiptarëve u vidhen votat, duhet të ngrihen shqiptarët. Nëse ata nuk e perceptojnë si padrejtësi, nuk ke çfarë ti bësh. Nuk mund të bëhet PD guerrilase. 

Enton Abilekaj: Nëse nuk ka mjete demokratike, del grupi i interesit dhe bën revolucionin. Revolta nuk i përjashton armët.