AKTUALITET, 14 Nëntor 2022, 22:16

Neritan Sejamini: Mënyra se si ndërhyn Yuri Kim te drejtësia, është anti-amerikane! Nëse do ta bënte në SHBA, nuk do t'ja falnin!

Neritan Sejamini: Mënyra se si ndërhyn Yuri Kim te drejtësia,

Analisti Neritan Sejamini ka folur për vizitat e shpeshta që bën ambasadorja amerikane, Yuri Kim në gjykata të ndryshme të vendit dhe bisedat me gjykatësit apo prokurorët. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se ndërhyrja e Kim është "anti-amerikane" dhe bie ndesh me vlerat amerikane dhe respektimin e ndarjes së pushteteve. 

Ai deklaroi se karriera e Kim do të mbaronte menjëherë, nëse ajo do të bënte një veprim të ngjashëm në SHBA. 

"Në sjelljen e zonjës Yuri Kim ka shumë protagonizëm individual. Mënyra si ndërhyn Kim është anti-amerikane. Ndërhyrja në gjykatë është anti-amerikane. Amerika e ka shpikur ndarjen e pushteteve.

Nëse zonjë Yuri Kim i shkon një gjykatësi në Amerikë të bëjë këtë që bën këtu, karriera e saj merr fund dhe amerikanët nuk e falin. Sjellja e saj është anti-amerikane, në kuptimin e vlerave. Bie ndesh me vlerat amerikane. Në Amerikë pavarësia e pushteteve është e shenjtë", tha Sejamini. 

Ai deklaroi gjithashtu se protesta e opozitës, dëshmoi se shpallja non-grata e Berishës ka rezultuar qesharake, pasi njerëzit vijojnë të ndjekin një person të shpallur non-grata. 

"Kjo protestë e bën qesharake non gratën, spse nëse njerëzit i shkojnë mbrapa një non grata, do të thotë që ajo nuk ka asnjë vlerë.

Berisha u shpall non grata, u izolua, është bërë thirrje të mos votohet dhe përsëri anëtarët e PD e kanë votuar.

Sfida e zotit Berisha dhe pika e dobët e Berishës, është që nuk po gjen dot mbështetjen e shqiptarëve dhe të fitojë zgjedhjet, jo të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve", deklaroi Sejamini.