TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Neritan Sejamini ka folur për protestën e 12 nëntorit të mbajtur nga opozita.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se protesta tregoi që PD është e bashkuar rreth Berishës dhe se lëvizja e Alibeajt është "donkishoteske".
Sejamini tha se gjykata nuk duhet të bëhet pjesë e lojës politike dhe të zvarrisë procesin.
"Kjo është një protestë normale që PD-së i duhej për të treguar njëfarë force dhe për të treguar që PD është e bashkuar rreth Berishës. A mund të ketë një gjykatës nesër ti japë Alibeajt vulën?
A mund të mbahet pushteti duke vjedhur zgjedhjet, kur shumica e popullit është kundër teje? Nëse ke shumicën e njerëzve me vete dhe zgjedhjet i vjedh Edi Rama, a destabilizohet Shqipëria? Sigurisht.
Nga kjo protestë kuptoj se PD është e bashkuar rreth Berishës. Vijon procesi gjyqësor dhe një grup i vogël tenton të thotë jemi ne PD, duan të çojnë në KQZ komisionerë. Grupi Alibeaj, në mënyrën më të paligjshme cakton komisionerët e opozitës. Kjo protestë tregoi se kjo është kauzë donkishoteske.
Ne duhet ti bëjmë presion gjykatësit të mos zvarrisë këtë gjë dhe të mos bëhet pjesë e lojës politike", tha ndër të tjera Sejamini.