TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja Ola Xama, ka shpjeguar në emisionin "Të Paekspozuarit", se projekti për ndërtimin e një marine jahtesh në vend të Portit të Durrësit, është një projekt që shkatërron një port mijëravjeçar për të ndërtuar pallate.
Ajo shtoi se për këtë nuk është pyetur asnjë qytetar i Durrësit apo Shqipërisë.
Ola Xama: Nuk bëhet fjalë për port, por kompleks pallatesh. Mund të shkojë deri në një milion metra katrorë, zhbëhet Porti i Mallrave dhe bëhet një marinë e vogël me pallate mbrapa. Pra, bie miti që Durrësi ka një port mijëravjecarë. A janë pyetur durrsakët nëse duan kompleks pallatesh dhe një marinë simbolike?
Neritan Sejamini: Aty ka një marinë të vogël. 90% janë pallatë dhe e gjithë zona do të jetë beton, pyll betoni komplet. Diku do të ketë disa jahte te vogla. Zhbehët nje port mijëravjecar për të ndërtuar pallate.
Ola Xama: Rama dhe Alabar kanë thënë se do të kthehet në marinën më të madhe të Ballkanit. Kjo nuk është e vërtetë.