TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grida Duma do të kthehet nga politikane opozitare në gazetare dhe prezantuese televizive në Top Channel. Ky transformim sa hap e mbyll sytë, do të ndodhë mbrëmjen e sotme.
Në një tentativë për të "lëpirë" dhe lavdëruar sa më shumë këtë televizion që e ka punësuar, Duma ka bërë një gafë.
Ajo tregoi një histori se në vitet ’90, një gjysh thoshte se nipi i vet dinte pastër shqipen, pasi e kishte mësuar në Top Channel dhe Digitalb. Kjo bëri që Grida të emocionohej dhe të bindej të pranonte ofertën e Top Channel për të lënë mandatin e deputetes dhe për t’i hyrë thellë gazetarisë.
Por, Top Channel e ka nisur transmetimin në vitin 2002, ndërsa Digitalb u krijua në vitin 2004, ndaj historia e ish deputetes me gjyshin në vitet 90' është një gafë.
Ndoshta ky është leksioni i parë për ish deputeten, se faktet kanë rëndësi në gazetari dhe nuk është njëlloj si video-selfiet dhe takimet e pr-it ku promovohet vetja.