AKTUALITET, 16 Maj 2022, 23:28

Agim Doçi: Eurovision qeveriset nga LGBT! Unë jam mjeshtër i madh, Edi Rama nuk më jep pensionin e posaçëm

Agim Doçi: Eurovision qeveriset nga LGBT! Unë jam mjeshtër i
Ronela Hajati dhe Agim Doçi

Agim Doçi, që votoi pro Ronela Hajatit si pjesëtar i jurisë në Festivalin e Këngës, thotë se një nga arsyet pse humbi Ronela Hajati, është edhe fakti që sipas tij, Eurovision "qeveriset nga LGBT". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Doçi tha se u habit edhe nga 12 pikët që Bosnja i dha Serbisë. 

Doçi tha se shqiptarët nuk ka nevojë të tërbohen fare nga kënga e Hajatit, sepse "janë të tërbuar" gjithsesi. 

Pjesë nga debati në studio: 

Agim Doçi: Jam mjeshtër i madh dhe miku jot Edvin Kristaq Rama, 12 vjet nuk e marr pensionin e posaçëm. As ka për të ma dhënë as kam për tja kërkuar. Nëse nuk e njeh psikologjinë e tij... Ato (kënga e Hajatit), mund të jenë vargje duhani, për të pirë cigare dhe hashash. Vetë i ka bërë. Ashtu i ka dashur qejfi. Që të diskutojë Shqipëria, që na qenkë tërbuar. Po ku ka më të tërbuar se shqiptarët? Ne ishim në juri të zgjedhur me shume respekt nga hipoteka jonë. Mendimi qe unanim, për Ronelën të marrë vend të parë. Asnjë nuk ishte kundër. Ajo këngë energjike e ngriti sallën e koncerteve në këmbë. Pa marrë në konsideratë se çfarë thonë njerëzit. E njoh më mirë se autorët e tjerë. Bordi drejtues i Eurosong, merre vesh, qeveriset nga LGBT.
247 mijë vajza dhe gra, të përdhunuar nga serbi dhe kur erdhi puna, juria e Bosnje Hercegovinës i dha 12 pikë serbëve.

Diana Ziu: Mund të bëj një pyetje.

Agim Doçi: Nuk pranoj pyetje nga ty unë.

Diana Ziu: Mos u drejtoni me ty, unë jam Diana. Jam thirrur këtu për muzikën, çfarë hyn këtu politika? Çfarë hyn çmimet që kemi marrë? Ku hyjnë serbët këtu?