AKTUALITET, 16 Maj 2022, 21:21

Nano: Pompeo në Tiranë për t'i përcjellë Berishës mesazhin se është i vdekur

Nano: Pompeo në Tiranë për t'i përcjellë

Analisti Mustafa Nano e shikon vizitën e ish-Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë, Mike Pompeo, edhe si një mesazh ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se qendrimi i tij "nuk është një shaka, por një provë që Berisha është i vdekur. Ai ka ardhur me siguri me këtë mision për të përcjell këtë mesazh, që ti thotë këtij njeriu të vdekur që ke vdekur".

"Kjo s’ka lidhje me departamentin e shtetit, kjo mund të ketë lidhje individuale. Ky i përket republikanëve.

Ai vjen si ish-sekretar dhe republikan dhe si një nga kandidatët e mundshëm presidencial sepse vetë ka hedhur pëlqimin se do jetë një nga kandidatët nëse Trump nuk kandidon, por është një nga njerëzit e afërt të Trump dhe kështu që marrëdhëniet me Trump nuk i ka prishur asnjëherë, por ka mbetur gjithmonë figurë institucionale. Me siguri ka kontakte të rëndësishme.

Qëndrimi i tij nuk është një shaka, por një provë që Berisha është i vdekur, ai ka ardhur me siguri me këtë mision për të përcjell këtë mesazh, që ti thotë këtij njeriu të vdekur që ke vdekur.

Ai mund të ketë pasur dhe arsyeje të tjera bëj një rrugë dhe dy punë dhe përcill këtë mesazh dhe për atë mesazh me siguri është konsultuar me partinë e republikanëve. Insistoj se kjo ka qenë puna e tij më e rëndësishme", tha Nano në MCN TV.