AKTUALITET, 16 Maj 2022, 19:36

Presidenti i ri, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë do të diskutohet

Presidenti i ri, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve, ja

Pas dështimit të seancës së sotme, ku palët nuk arritën të dërgonin në  Kuvend një emër për presidentin e ri, njoftohet se nesër do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Objekt i mbledhjes do të jetë çështja e presidentit, caktimi i datës për seancën e dytë si dhe paraqitja e emrave konkret.

Kujtojmë se nga pesë raunde, kanë mbetur edhe katër. Edhe në dy raunde duhen 84 vota për të zgjedhur presidentin, pra do të duhet një emër që mund të pranohet nga të gjitha palët dhe 84 vota. Në të kundërtën, Rama do e vendos me votat e tij.

Njoftimi

Nesër ditën e martë, datë 17 maj, ora 10:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës.

 

Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit.

Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.